Bahtiri uron mësimdhënësit dhe nxënësit për vitin e ri shkollor

Mitrovica

Bahtiri uron mësimdhënësit dhe nxënësit për vitin e ri shkollor

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 10:06
Agim Bahtiri

Me rastin e fillimit të vitit shkollor 2017/2018, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri,  shprehu urimet më të sinqerta për të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe  si dhe prindërit  e tyre.

Pas pushimeve ju të dashur nxënës, riktheheni në bankat shkollore për të filluar një vit të ri shkollor, të etur për të nxënë dituri dhe përvoja të reja. Këtë vit janë edhe shume fatosa qe do të fillojnë mësimin në klasë të parë, që do të nisin rrugëtimin në botën e dijes, prandaj  unë  si kryetar komune  ju dëshiroj shumë suksese në rrugëtim tuaj.

“Meqë shtatori është muaj  shumë i  rëndësishme në kalendarin e jetës tonë, i cili  shënon fillimin e procesit  mësimor, jam i sigurt se të gjithë së bashku do të punojmë që  ky vit shkollor të jetë sa me i suksesshëm”,  citoj  Kryetarit Bahtiri.

Në  emër të tij personal dhe në emër të institucionit të Komunës së Mitrovicës, ai  urojë të gjithë nxënësit e në veçanti  vogëlushet që do të ulen në bankat shkollorë dhe do të shkruajnë për herë të parë  germat alfabetit.

“ Vogëlushë të klasës së parë uroje dhe shpresoi që të keni motivimin e duhur për të marrë dije, në mënyrë që nesër të jeni të aftë për ndihmuar familjen dhe shoqërinë tonë”, përfundon kryetari Bahtiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat