Idrizi: Mitrovica ka nevojë për një lidere si unë

Mitrovica

Idrizi: Mitrovica ka nevojë për një lidere si unë

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 11:58
Valdete Idrizi

Valdete Idrizi, do të kandidojë për kryetare të Mitrovicës.

Aktivistja e shoqërisë civile, e cila nën siglën e PDK-së po pretendon postin e të parit të kësaj komune, gjatë një interviste për Kp, ka treguar arsyet pse ka hyrë në politikë, pse pikërisht nën siglën e PDK-së, planet, synimet dhe projektin e saj për Mitrovicën.

Idrizi: Mitrovica ka nevojë për një lidere që i njeh problemet mirë

“I kam hyrë garës në politikë sepse kam menduar dhe besuar se Mitrovica ka nevojë për një lidere si unë fillimisht, për dikë që i njeh problemet goxha mirë në Mitrovicë… E di që mundem, ndërsa pse nën siglën e PDK-së, është se PDK-ja me të gjitha këto vlera të cilat i kam…i ka ndarë me mua, domethënë i ka përqafuar këto vlera dhe më ka ofruar mbështetje dhe hapësirën e nevojshme të cilat për mua janë parakusht për me pas sukses”, ka thënë Idrizi.

Ajo u shpreh shumë e sigurtë se nuk do të dështojë në këtë garë, ndërsa përkundër respektit për të gjithë konkurrentët, tha se ka ardhur koha që Mitrovica të ketë një grua për kryetare.

Idrizi: Nuk ka mundësi me dështu

“Jam rritur në atë frymë që me punu me nder, është vlerë…Mendoj me një qasje çfarë kam unë, me një vizion të cilin e kam shumë të qartë, se si duhet me qenë një administratë në Mitrovicë, që në epiqendër ka qytetarin, absolutisht jo, nuk do të dështojë. Valdetja dhe lidhja e saj me Mitrovicën, nuk ka mundësi me dështu…Kandidatët i respektoj të gjithë, disa prej tyre i kam miq, do të jetë një garë interesante. Unë jam e bindur se Mitrovica do ta ketë një grua kryetare, mendoj se është koha dhe qytetarët do ta dëshmojnë këtë më datën 22 tetor…Jo për faktin se është një pyetje një grua, por çka ka dëshmuar ajo gjatë tërë këtyre viteve me gëmbëngulje, me punë dhe e palëkundur nga të gjitha parimet”, tha ajo.

Sa i përket shtyllave kryesore të programit, ajo ka potencuar se programi i saj do të jetë më i mirë nga të tjerët, sepse është program shumë praktik, shumë real, i kapshëm dhe i realizueshëm, ku përveç tjerash, do të ketë në epiqendër qytetarin, me theks të veçantë të rinjtë.

Idrizi ka bërë të ditur edhe arsyen pse është ndryshe nga kandidatët tjerë, ndërsa ka ftuar qytetarët që të dalin në numër sa më të madh të votojnë ditën e zgjedhjeve, duke porositur femrat, për të cilat tha se përbëjnë 50 për qind të popullatës në Mitrovicë, ta shfrytëzojnë mundësinë për të zgjedhur një grua kryetare.

Idrizi: Ja ku është momenti që të votohet një grua

“Tërë këto vite angazhim prioritet i kam pasur kryesisht të rinjtë, të rinjtë kanë qenë të gjitha projektet të cilat i kam udhëhequr vetë…Të rinjtë janë e tashmja, nuk janë e ardhmja, tash duhet të investohet në ta, që ata të jenë lider të së ardhmes… Programi im qeverisës besoj se do të jetë programi më i mirë sepse do të jetë program shumë praktik, shumë real, i kapshëm dhe i realizueshëm…Po edhe kjo, por janë edhe disa çështje tjera që më bëjnë ndryshe, mënyra se si unë udhëheqi…komunikimi dhe qasja që unë kam tek njerëzit.. Tash si kryetare e Mitrovicës jam më se e sigurt se do të sjellë disa projekte jashtëzakonisht të mira, që do të ndihmojnë këtë vend me u këndellë dhe t’u kthehet dinjiteti qytetarëve…I bëj thirrje elektoratit që të dalin dhe të votojnë, dhe e dyta meqë në Mitrovicë 50 për qind janë femra, bëj thirrje, ja ku është momenti që të votohet një grua”, sqaroi Idrizi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat