11 persona janë helmuar në mesditen e sotme, në një restaurant të ushqimeve të shpejta në qytetin e Mitrovicës.
Rastin për median e ka konfirmuar zyra për informim e Policisë së Kosovës, ku është bërë e ditur që të helmuarit ku përfshihen dhe nxënës të moshës 15 vjeçare, janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Mitrovicës.
Tutje policia ka bërë të ditur se është intervistuar pronari i restaruantit ku janë ushqyer të rinjt të cilët kanë pësuar helmime, ndërsa rreth këtij rasti janë duke u marr prokuroria, transmeton Klan Kosova.
Të helmuarit i takojnë moshës 23 më i vjetri e deri tek më i riu 15 vjeçar.