Sulm ndaj policisë në Mitrovicë

Mitrovica

Sulm ndaj policisë në Mitrovicë

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 11:25
Mitrovicë

Një grup i qytetarëve kanë sulmuar mbrëmë oficerët e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, kanë konfirmuar zyrtarë të lartë të policisë në veri.

Besim Hoti, zëvendës drejtor i Rajonit Veri të Policisë së Kosovës, tha për kallxo. se sulmi ka ndodhur rreth orës 22:30 në afërsi të shkollës teknike në Mitrovicë të veriut.

“Mbrëmë rreth orës 22:30 në afërsi të shkollës teknike në Mitrovicë të veriut një grup i qytetarëve kanë sulmuar personat zyrtarë të policisë të cilët kanë marrë lëndime prej këtij sulmi”, tha Hoti.

“Policia, stacioni në veri, është duke e hapur rastin për sulm ndaj personave zyrtarë”, shtoi ai.

Burime të policisë thanë për kallxo se sulmi në Mitrovicë të Veriut është i lidhur me arrestin e disa zyrtarëve të Kryqit të Kuq të Serbisë që ndodhi mbrëmë në disa rajone të Kosovës, por Hoti nuk ka mundur ta konfirmojë këtë.

Mediat serbe raportojnë se njësitet speciale të Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës kanë bastisur mbrëmë zyret e komunës paralele të Pejës në Gorazhdec dhe kanë arrestuar sekretarin e Kryqit të Kuq që punon me sistem të Serbisë.

Në ndërkohë, sipas RTS, janë arrestuar edhe sekretarët e Kryqit të Kuq serb në Dragash e Graçanicë ndërkohë që aksioni raportohet të jetë zgjeruar edhe në pjesë tjera të Kosovës.

Media është në pritje të versionit zyrtar të Policisë së Kosovës rreth këtyre arrestimeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat