Fehmi Ferati: Zotohem me mendje dhe betohem me zemër për Mitrovicën

Mitrovica

Fehmi Ferati: Zotohem me mendje dhe betohem me zemër për Mitrovicën

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 18:07
Fehmi Ferati

Në fjalimin e mbajtur para mitrovicasve gjatë tubimit të VV’së në Mitrovicë, kandidati për kryetar, Fehmi Ferati, ka thnë se ai dhe VV e kanë ballin hapur që të iu dalin përpara qytetarëve të kësaj komune. Kurse, për kundërshtarët e tij tha se ata edhe fushatën e kanë investim e biznes, kurse premtimet e tyre tha se nuk janë mbajtur asnjëherë.

“Ne e kemi ngjyrën e kuqe në simbolin tonë e këta as nuk  kanë vija të kuqe e as nuk skuqen kur flasin. Po i pyete se si kanë qeverisur deri sot, tani të tregojnë vetë me sloganet që i kanë në fushatë: njëri thotë kemi funksionu veç me lidhje e tjetri të thotë kemi funksionu veç me forcë,  kurse tjetri nuk di as me tregu, veç diqysh si me tugjarllëk herë në tabut e herë jashtë tabutit”, ka thënë Ferati, duke ironizuar me kundërkandidatët.

Ferati ka përmendur shumë premtime të pambajtura nga qeverisjet e kaluara, duke përmendur në anën tjetër problemet më të cilat ballafaqohen përditë mitrovicasit. Ai tha se që 17 vite varfëria, pabarazia dhe diskriminimi vazhdojnë të jenë aktuale në shkallë alarmante në këtë qytet.

“Vetëvendosje! në Mitrovicë ka programin e saj që dëgjon qytetarin. Dhe në zotimet tona as nuk frikësohemi e as nuk korruptohemi. Ne jemi që nxënësit e shkollës fillore të jenë të gjithë të barabartë, duke filluar nga klasa e parë e bashkë edhe mesimdhënësit. Ne jemi që drejtorët e shkollave, por dhe mësimdhënësit të zgjedhen me komision edhe nga prindërit. Ne jemi për depolitizim të arsimit”, ka thënë ndër të tjera Ferati, duke bërë thirrje që me 22 tetor të votohet numri 10.

“Unë Fehmi Ferati, i biri i minatorit, zotohem me mendje dhe betohem me zemër për Mitrovicën”, tha në fund të fjalës së tij, Fehmi Ferati.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat