Ministrja Hoxha: Forca e ndryshimit do ta ndal degradimin e Mitrovicës

Mitrovica

Ministrja Hoxha: Forca e ndryshimit do ta ndal degradimin e Mitrovicës

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 23:19
Fushata e PDK-së në Mitrovicë

Sot, ishte ditë intensive e takimeve elektorale gjatë pasdites të Ministres Dhurata Hoxha, ku mori pjesë Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe personalitetet tjera të larta të PDK-së.

Pas takimit me qytetarët në Lagjen “2 Korriku”, Ministrja Hoxha ka theksuar se Valdete Idrizi po merr mbështetje të fuqishme, e cila ka vizion për punësimin e të rinjve. Ajo ka paralajmëruar se “Mitrovica do të bëhet sërish tërheqëse për punë dhe për jetë, ashtu siç ishe dikur, duke ritheksuar se Mitrovica është qytet i perspektivës dhe së ardhmes. Valdete Idrizi është ndryshimi”, ka shkruar Ministrja Hoxha në rrjetin social.

Këtu është postimi në rrjetin social i Ministres Hoxha:

Në bastionin e PDK-së në Mitrovicë, te Lagja “Ura e Gjakut”, takimin me qytetarë e bëri madhështor, prania e Kryetarit Kadri Veseli. Forca e Ndryshimit, tashmë ka filluar në Mitrovicë.

Forca e Ndryshimit përfaqësohet me Valdete Idrizin në Mitrovicë. Ajo ka të gjitha vlerat që i duhen këtij qyteti sa krenar aq dinjitoz, sa heroik aq i sakrificës, andaj, ne të gjithë, kemi besimin e plotë se në krye të qytetit të Minatorëve, ajo do të jetë shembull për krejt Kosovën. Valdetja sjell ndryshim.

Pas këtij takimi, në fund, shkruan Ministrja Hoxha në rrjetin social, së bashku me Kryetarin Veseli dhe personalitetet e larta të PDK-së, në takimin elektoral të zhvilluar në Lagjen Bair, u shpreh përkushtim i lartë për të përcjell mesazhin për ndryshim, mesazhin e Forcës së Ndryshimit. Mitrovica pret nga Valdete Idrizi ndryshim.

Madje, kjo përkrahje sipas Ministres Hoxha, është gjithnjë më e fuqishme për Valdete Hoxhën, duke reflektuar me ndaljen e menjëhershme të degradimit të Mitrovicës, krijimit të kushteve për punësimin e të rinjve dhe projektet që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat