Agim Bahtiri: Ferati hajgarexhi, Idrizi kukull, Kamberi s’mund ta heqë “macen prej përsheshit”

Mitrovica

Agim Bahtiri: Ferati hajgarexhi, Idrizi kukull, Kamberi s’mund ta heqë “macen prej përsheshit”

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 20:33
Agim Bahtiri

Kryetari i deritashëm i Mitrovicës dhe kandidati për mandatin e dytë, Agim Bahtiri, ka thënë në një intervistë për Klan Kosovën se nuk sheh kundërkandidat për postin e të parit në komunë.

Madje, ai nuk ka pasur fjalë shumë të mira për ata me të cilët garon.

“Ai i Vetëvendosjes ka ardhur sikur parashut në Vetëvendosje”.

“Kam shumë respekt për partinë Vetëvendosje, ka njerëz me të cilët kam bashkëpunuar, kam bashkëpunuar me Albin Kurtin edhe gjatë procesit për të marrë vendime në Bruksel”.

“Kandidati s’ka të bëjë me Vetëvendosjen dhe frymën e Vetëvendosjes. Eshtë një hajgarexhi. Komuna s’ka nevojë për njeri të tillë”, ka thënë ai duke iu referuar kandidatit të Vetëvendosjes, Fehmi Feratit.

Derisa për kandidatin e LDK-së, Safet Kamberin, ka deklaruar se ai nuk mund ta “heqë macen prej përsheshit”.

“Ky djali i ri, çuni i ri, nuk është në gjendje të largojë ‘macen prej përsheshit’, e lëre më të jetë vendimmarrës në komunë”.

“Komunës i nevojiten njerëz të fuqishëm”.

Derisa për kandidaten e PDK-së, Valdete Idrizin, ka thënë se ajo mund të jetë vetëm “kukull”.

“Zonja e nderuar, që kam respekt për të si familje, por kjo mundet me u vendosë si kukull”.

Ai është shprehur optimist se do të fitojë pa balotazh.

“Po them që nuk kam kundërkandidat. Gjithë populli është çuar në këmbë, është me mua, secilin vend ku shkoj ma japin besën”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat