Bahtiri thotë se e konsideron “si evlad” kandidatin e LDK-së

Mitrovica

Bahtiri thotë se e konsideron “si evlad” kandidatin e LDK-së

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 21:07
Agim Bahtiri

Agim Bahtiri ka folur për koalicionet e mundshme që AKR-ja mund të formojë në Komunën e Mitrovicës, për balotazh.

Kur ka folur për marrëdhëniet e tij me Safet Kamberin, kandidatin e Lidhjes Demorkatike në Mitrovicë, Bahtiri ka thënë se e konsideron si “evlad të vetin”.

“Safet Kamberin unë e konsideroj si evlad temin”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri thotë se ka raporte të mira edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu, Bahtiri i “afrohet” Vetëvendosjes, teksa flet për marrëdhëniet e mira që ka me partinë e Visar Ymerit.

“Ne ende nuk i kemi të numërara votat e asambleistëve, do t’i analizojmë shumë mirë. Unë kam raporte të mira me Vetëvendosjen, sepse kemi pasur procese shumë të ndërlikume që i kemi zgjidhur bashkë”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri do të sfidohet në balotazh nga Valdete Idrizi e PDK-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat