Dy vetura digjen e një dëmtohet në Mitrovicë - Bota Sot
Dy vetura digjen e një dëmtohet në Mitrovicë

Mitrovica

E enjte, 14 dhjetor 2017

Dy vetura digjen e një dëmtohet në Mitrovicë

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Dy vetura janë djegur dhe një është dëmtuar në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti.

Hoti ka pohuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit dhe se deri tani ka pasur informacione të ndryshme rreth asaj se si ka ardhur deri te kjo ngjarje.

Sipas tij, shkak për djegien e dy veturave dhe dëmtimin e njërës mund të ketë qenë rryma elektrike, më saktësisht një trafo që është afër.

Por Hoti ka deklaruar se kjo akoma nuk është konstatuar dhe se nuk përjshtohet mundësia e zjarrëvnies së qëllimshme.

Ai ka thënë se njësitë policore janë në terren dhe janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test