Valdete Idrizi: Qytetarët i besojnë ndryshimit që po sjellim

Mitrovica

Valdete Idrizi: Qytetarët i besojnë ndryshimit që po sjellim

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 22:54
Pamje nga fushata

Sot, Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së për kreun e komunës së Mitrovicës, ka bashkëbiseduar me qytetarët te lagja "Ura e Gjakut" me ç'rast ka theksuar se është personalitet unifikues, që nuk lejon ndarjen.

Znj. Idrizi nuk e vë në diskutim fitoren më 19 Nëntorit, ajo ka thënë se cila do të jetë cilësia e fitores. Thelbësore sipas saj, është njohja e programit të saj.

Ja postimi i plotë i Valdete Idrizi në rrjetin social:

“Në takim me strukturat e PDK-së dhe qytetarët te “Ura e Gjakut”, ritheksova se fitorja nuk është çështje që e bisedojmë për 19 Nëntorin. Çështja është te cilësia e fitores. Thelbësore tash është njohja e qytetarit me programin tonë.

Nevojat e kësaj pjese të Mitrovicës janë të mëdha. Ne do t’i prijmë ndryshimit. Sot, jam e lumtur se qytetarët janë unik për ndryshim.

Pa dallim, qytetarët i japin të drejtë platformës tonë, për ndaljen e degradimit të mëtejmë të qytetit të krenarisë së Kosovës.

Kurrë më shumë se sot nuk jam e motivuar për fitore, për fitoren e projektit për cilësi të jetës së qytetarëve pa dallim, më shumë punë, më shumë perspektivë për qytetarët tanë.

Bashkëbisedimi me qytetarët ishte shumë i frytshëm, sepse, secili që diskutoi kishte besim se ne jemi dryshimi. Po, ne jemi ndryshimi në Mitrovicë!”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat