Veseli: Mitrovica do të zhvillohet ekonomikisht dhe do të bëhet destinacion turistik - Bota Sot
Veseli: Mitrovica do të zhvillohet ekonomikisht dhe do të bëhet destinacion turistik

Mitrovica

E martë, 12 dhjetor 2017

Veseli: Mitrovica do të zhvillohet ekonomikisht dhe do të bëhet destinacion turistik

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 18:13
Kadri Veseli dhe Valdete Idrizi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi kanë vizituar liqenin tek lumi Ibër nga ku kam shpalosur platformën për zgjerimin e projektit të liqenit akumulues, projekt ky me vlerë investive prej 4 milionë euro.

Projekti është nënshkruar nga ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati. Kryetari Veseli tha se ky projekt është shembulli më i mirë që dëshmon se edhe gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar, nën drejtimin e Valdete Idrizit, do të ketë rezultate të prekshme për mitrovicasit, në të gjithë sektorët.

“Mitrovica, më tepër sesa për premtime, ka nevojë për projekte. Mitrovica, më tepër sesa për gjuhë ndarëse, ka nevojë për një gjuhë e cila i bashkon njerëzit, ka nevojë për një kryetare e cila ofron dhe krijon shpresë, perspektivë, zhvillim, mirëqenie për qytetarët e mbarë komunës së Mitrovicës. Kjo është ajo që ne do ta bëjmë bashkërisht. Ne kemi projekt për Mitrovicën dhe do të vazhdojmë me investime të fuqishme në Mitrovicë. Shumë njerëz nuk kanë besuar fare kur e kemi filluar këtë projektm, se i njëjti mund të realizohet në Mitrovicën tonë. Ky projekt është në fazën fillestare de se, siç tha kryetarja, do të vazhdojë deri te vazhdimi i lumenjve të Ibrit dhe Sitnicës”, ka thënë në Mitrovicë kryetari Veseli.

Veseli tha se do të rregullohet edhe shtrati i lumit të Sitnicës deri në Çabër dhe se me mijëra mitrovicas do të punësohen në sektorin e rekreacionit. Ai theksoi se Lugina buzë Ibrit do të zbukurohet edhe më tepër përmes investimeve të reja.

I pari i PDK-së theksoi se Mitrovica do të shënojë zhvillim të fuqishëm në katër vjetët e ardhshëm, nën drejtimin e Valdete Idrizit. Ndërkaq, kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, theksoi rëndësinë për zgjerimin e projektit të liqenit akumulues dhe efektet e gjithëmbarshme pozitive të tij, veçanërisht për mjedisin në Mitrovicë.

Ajo u zotua se, nën udhëheqjen saj, do ta bëjë Mitrovicën destinacion jo vetëm për mitrovicasit, por edhe atraksion për qytetarët nga mbarë Kosova dhe diaspora. Gjatë ditës, kryetari Veseli dhe kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, kanë zhvilluar takime të tjera edhe në disa lokalitete të Mitrovicës ku shpalosën vizionin për zhvillimin e kësaj komune në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test