Tahiri: Çështja e ujit në Vushtrri do të rregullohet brenda 12 muajve

Mitrovica

Tahiri: Çështja e ujit në Vushtrri do të rregullohet brenda 12 muajve

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 21:40
Xhafer Tahiri

Kandidati për Kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, në Magazina Lokale, u zotua se në rast se del fitues në balotazhin kundër Ferid Idrizit nga PDK, brenda 12 muajve do ta rregullojë çështjen e ujit në këtë komunë, .

“Jemi zotuar që do ta rregullojmë çështjen e ujit brenda 12 muajve. Të gjithë janë dëshmitarë që pushteti i vjetër i PDK-së nuk ka arritur që ta zgjidh këtë problem”.

“Ne kemi takuar vazhdimisht banorët e të gjitha fshatrave dhe lagjeve në Vushtrri dhe kemi identifikuar nevojën për ujë dhe kanalizim”.

“Projekti për ujë do të bëhet me buxhetin aktual të komunës, poashtu edhe nga donatorët”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat