Veseli e Idrizi: Vitin e ardhshëm rindërtohet Kulla e Isa Boletinit - Bota Sot
Veseli e Idrizi: Vitin e ardhshëm rindërtohet Kulla e Isa Boletinit

Mitrovica

E diel, 17 dhjetor 2017

Veseli e Idrizi: Vitin e ardhshëm rindërtohet Kulla e Isa Boletinit

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 16:27
Pamje nga vizita

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, kanë vizituar kompleksin e heroit kombëtar Isa Boletini dhe kanë parë nga afër pjesët e kullës të cilat kanë nevojë për mirëmbajtje dhe rregullim.

Kreu i PDK-së, Veseli, tha se kryetarja e re e Mitrovicës Valdete Idrizi do të jetë nismëtare e ndërtimit të Kullës së burrave në kompleksin e Isa Boletinit, pasi ajo pjesë e Kullës aktualisht nuk është e rregulluar.

“Çdoherë që jemi këtu ndihemi krenar me veprën e heroit tonë Isa Boletini. Kjo kKullë është dëshmi se në këtë vend janë mbrojtur gjitha trojet shqiptare dhe nga këtu duam të dërgojm mesazhin e bashkimit dhe zhvillimit të Mitrovicës së bashkuar. Kryetarja Valdete Idrizi do të jetë edhe nismëtare e projektit për ndërtimin e kullës së burrave këtu Brenda kompleksit të kullave të Isa Boletinit. Ai projekt do ta ketë mbështetjen e plotë të Ministrisë së Kulturës dhe do të realizohet menjëherë”, tha Veseli.

Kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, theksoi se programi I saj garanton mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e saj për të tërhequr sa më shumë visitor të Kosovës dhe të huaj për të parë nga afër zonën e mrekullueshme të Shalës së Bajgorës dhe shumë vende tjera të bukura me plot histori në Komunën e Mitrovicës.

Gazmend Boletini nga familja e heroit kombëtar Isa Boletini falënderoi kreun e PDK-së Kadri Veseli për vizitën në kompleksin e kullave dhe u shpreh I bindur se gjatë qeverisjes së Valdete Idrizit kompleksi Isa Boletini do të ketë trajtim të merituar, ndërsa u shpreh mirënjohës për idenë e rindërtimit të pjesës së kullës së burrave në këtë kompleks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test