Valdete Idrizi pritet në takim nga drejtuesit e PDK-së të punësuar në Universitetin e Mitrovicës - Bota Sot
Valdete Idrizi pritet në takim nga drejtuesit e PDK-së të punësuar në Universitetin e Mitrovicës

Mitrovica

E premte, 15 dhjetor 2017

Valdete Idrizi pritet në takim nga drejtuesit e PDK-së të punësuar në Universitetin e Mitrovicës

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 17:31

Kandidatja e PDK-së për kryetare të komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, është takuar me profesorët dhe administratën e Universitetit të Mitrovicës, duke politizuar edhe më shumë këtë institucion.

Nikoqir i takimit ka qenë Alush Musaj, rektori i universitetit të Mitrovicës, i cili në mandatin e Bajram Rexhepit (2007-2009) ishte drejtor i Drejtorisë për Inspeksion në komunën e Mitrovicës dhe njëri prej themeluesve të degës së PDK-së, ku ka ushtruar edhe detyrën e sekretarit të degës së PDK-së në Mitrovicë shkruan Veriu.info.

Në këtë takim me karakter politik në prag të zgjedhjeve të balotazhit, ishte prezent edhe menaxheri i Trepçës dhe profesori i Universitetit të Mitrovicës, Ahmet Tmava, i cili për rreth 10 vite ka qenë kryetar i degës së PDK-së në Mitrovicë.

Po ashtu në këtë takim Valdete Idrizin e ka pritur edhe ish kandidati i PDK-së për asambleist në zgjedhjet e 22 tetorit, Alban Fazliu, i cili është përfaqësues i një organizate studentore.

Image

 

Valdete Idrizi në këtë takim është shoqëruar nga kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, e i cili është pritur edhe nga ish zëvendësi i tij, përkatësisht ish nënkryetari i komunës së Mitrovicës në mandatin 2009-2013, Rizah Haziri, i cili pas humbjes së PDK-së në zgjedhjet e vitit 2013 është punësuar si shërbyes civil në Universitetin e Mitrovicës, duke ngjallur edhe reagime të oponentëve politik për politizim të UM-së.

Image

Në këtë takim prezent ishte edhe anëtari i Kryesisë së PDK-së dhe ish drejtori i kompanisë rajonale Ujësjellësit, Faruk Hajziri, por nëse nuk është punësuar ndërkohë në Universitet, nuk dihet në çfarë cilësie ka marrë pjesë në takim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test