Agim Bahtiri edhe më i fuqishëm kundër PDK-së, lidhë edhe një koalicion

Mitrovica

Agim Bahtiri edhe më i fuqishëm kundër PDK-së, lidhë edhe një koalicion

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 14:56
Agim Bahtiri dhe Vesel Neziri

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, ka zyrtarizuar sot edhe koalicionin me partinë e katërtë, që është Partia e Drejtësisë.

Pas lidhjes së koalicioneve për qeverisje të përbashkët në mandatin e ardhshëm katër vjeçar me Lëvizjen Vetëvendosje, Nisma për Kosovën dhe Alternativën, Agim Bahtiri sot ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit edhe me kryetarin e degës së PD-së në Mitrovicë dhe njëherësh asambleistin e kësaj partie, Vesel Nezirin.

Vesel Neziri shprehu bindjen se Agim Bahtiri është kandidati i duhur për qeverisjen e Mitrovicës, duke vlerësuar lartë edhe bashkëpunimin e deritanishëm në mes të tyre.

Për lidhjen e koalicionit me PD-në Bahtiri tha se është një koalicion I natyrshëm, pasi që AKR dhe PD kanë qenë në koalicion edhe deri më tash në komunë, ku PD-ja ka udhëhequr me një drejtori.

“Të gjithë ata që mendojnë për të mirën e Mitrovicës dhe të fëmijëve të tyre, po i bashkohen projektit tim për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare, e cila garanton zhvillim ekonomik, zero tolerancë ndaj korrupsionit, mirëqenie më të mirë dhe qeverisje me duar të pastra”, ka Bahtiri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat