Aleksandër Lumezi e Claudio Palla vizituan Prokurorinë e Mitrovicës

Mitrovica

Aleksandër Lumezi e Claudio Palla vizituan Prokurorinë e Mitrovicës

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 16:15
Aleksandër Lumezi, së bashku me Kryeprokurorin e EULEX-it Claudio Palla, vizituan sot Prokurorinë Themelore të Mitrovicës

Prishtinë, 17 nëntor, 2017- Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me Kryeprokurorin e EULEX-it Claudio Palla, vizituan sot Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Gjatë kësaj vizite Kryeprokurori Lumezi dhe Kryeprokurori Palla, janë takuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla, me prokurorët e rinj serb të cilët janë integruar në sistemin prokurorial të Kosovës, si dhe me prokurorët shqiptarë që janë pjesë e sistemit prokurorial.

Kryeprokurori Lumezi, gjatë këtij takimi ka biseduar me prokurorët e kësaj prokurorie për kushtet e punës pas vendosjes në objektin e ri, si dhe për mundësit më të mëdha në realizimin e objektivave të Prokurorit të shtetit, duke qenë më efikas në punën e tyre.

Lumezi ka thënë se prokurorët duhet të angazhohen në luftimin e dukurive negative, me theks të veçantë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe ka kërkuar nga prokurorët serb të cilët janë  integruar së fundmi në sistemin prokurorial, të fokusohen në punët dhe obligimet që dalin nga funksioni i prokurorit, duke dhënë kontributin tyre në ketë drejtim. Po ashtu, ka kërkuar nga ta që të ndërtojnë raportet kolegjiale sa më të mira dhe ndërnjerëzore, duke iu garantuar prokurorëve mbështetjen e tij dhe të sistemit prokurorial.

Ndërkaq, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla, është i kënaqur me vendosjen e prokurorisë ne objektin e ri, si dhe me ardhjen e prokurorëve të rinj serb.  “Për të gjithë ne ardhja e prokurorëve të rinj ka qenë e mirëseardhur, si dhe janë mirëpritur nga gjithë ne në mënyrën më të mirë të mundshme.?Çdo ditë e më shumë po dëshmohet se ne jemi të gatshëm për bashkëpunim”, është shprehur kryeprokurori Syla.

Ndërkaq, Kryeprokurori i EULEX-it, Claudio Palla, ka deklaruar se beson tek prokurorët e kësaj Prokurorie që do t’ia dalin në punët dhe obligimet e tyre. “Unë kam konsideruar se është shumë me rendësi për t’iu takuar juve së bashku me kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, që t’iu sigurojmë mbështetjen institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe misionit të bashkimit evropian EULE”, ka thënë kryeprokuror Palla, i cili ka theksuar se kemi pritur shumë që të vinë këto ditë dhe ja që tani jemi këtu së bashku dhe tani po kryejmë punët tona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat