Valdete Idrizi merr përkrahjen e Koalicionit “Vakat”

Mitrovica

Valdete Idrizi merr përkrahjen e Koalicionit “Vakat”

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 18:32
Pamje nga takimi

Sot, pas një diskutimi dhe shqyrtimi të gjendjes rreth zgjedhjeve për kreun e komunës së Mitrovicës, znj. Valdete Idrizi ka marrë mbështetjen e z. Nexhad Uglanin, kryetar i Koalicionit "Vakat", dega në Mitrovicë.

“Shpreh falënderim për këtë përkrahje nga komuniteti boshnjak, duke u zotuar se do të jem kryetare e të gjithë qytetarëve pa dallim, andaj këtë hap nga z. Uglanin dhe bashkëpunimin me të gjitha komunitetet do ta çmoj si vlerë të qytetit tonë”, theksoi znj. Valdete Idrizi.

I pranishëm gjatë kësaj marrveshjeje të përkrahjes së kandidaturës së znj. Idrizi nga koalicioni “Vakat” që përfaqëson komunitetin boshnjak, ishte kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, z. Avni Kastrati.

Kastrati e ka vlerësuar si përkrahjen të natyrshme dhe vazhdim të bashkëpunimit të sinqertë në mes të dy degëve të partive përkatëse.

Partia Demokratike e Kosovës ka lidhur koalicion me komunitetin boshnjak që përfaqësohen nga koalicioni “Vakat” edhe në Prizren, si vijim të bashkëpunimit afatgjatë dhe partneritet të qëndrueshëm në këtë komunë por edhe në nivel nacional.

Pritje të jashtëzakonshme, sot, znj. Idrizi i ka ofruar komuniteti ashkali dhe rom, të cilët u zotuan se do ta japin përkrahjen e plotë për kandidaturën e saj, më 19 Nëntor dhe ndryshimit për Mitrovicën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat