Voton Valdete Idrizi, fton qytetarët që të dalin në votime

Mitrovica

Voton Valdete Idrizi, fton qytetarët që të dalin në votime

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 10:03
Valdete Idrizi

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka kryer obligimin qytetar, duke votuar sot rreth orës 9:40 në shkollën ‘Çajupi’ në Mitrovicë, për balotazhin që po mbahet në vend.

Idrizi gjatë procesit të votimit ishte e shoqëruar nga nëna e saj, ndërsa ka falënderuar mitrovicasit pa dallim, për një fushatë të qetë dhe dinjitoze.

Ajo ka ftuar qytetarët që të dalin në numër sa më të madh dhe të ushtrojnë detyrën e tyre të garantuar me kushtetutë.

Idrizi: Kjo është një ditë e mirë

(video) “Fillimisht dua të falënderoj qytetarët e Mitrovicës për një fushatë shumë të qetë dhe shumë dinjitoze…Po e shoh se është një ditë e mirë, uroj të jetë kështu, e qetë, dinjitoze dhe të dalin numër sa më i madh i qytetarëve të ushtrojnë detyrën e tyre”, ka thënë Idrizi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat