Veseli: Unë mbaj përgjegjësinë qoftë për humbje apo fitore

Mitrovica

Veseli: Unë mbaj përgjegjësinë qoftë për humbje apo fitore

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 16:29
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli sot ka komentuar rezultatet e balotazhit. Kur u pyet për Mitrovicën, Veseli tha se nuk ka asnjë hidhërim ndërkohë që i ka uruar qytetarët për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Megjithatë ai tha se nuk është i kënaqur me rezultatet e balotazhit ndërkohë që përmendi se të gjithë janë bërë bashkë kundër PDK-së.

Por sipas tij PDK nën udhëheqjen e tij ka pasur fitore të mëdha duke thënë se PDK ka numrin më të madh të asamblistëve.

Veseli: I uroj Agim Bahtirit

“Jo valla hiq. Ja uroj bashkëvendësve të mi një katër vjeçar me kryetarin Agim Bahtiri. Edhe Agim Bahtirit ia uroj. Kemi pasur një kandidate, e cila ka qenë shumë dinjitoze, sidoqoftë është vullneti i tyre, s’ka hatrim në këtë punë. Vullneti i qytetarëve ka qenë transparent, pavarësisht cili është. Nuk është shumë kolosale, gjithsesi unë mbaj përgjegjësi për arsye se jam kryetar i PDK-së edhe për suksese edhe çfarëdo rezultati. Ajo çfarë është PDK-ja ka rritur që në zgjedhjet e 22 tetorit fuqishëm të jep një rezultat shumë pozitiv për numrin e asamblistëve më të mëdha në Kosovës. Keni parasysh këtë, 3 asamblistë më shumë se çdo parti tjetër, rezultati i cili ka qenë pas balotazhit të themi sinqerisht nuk jam i kënaqur. Nuk do të themi nuk jam i kënaqur po është vullnet i qytetarëve...Për besë kur po na bëhen të gjithë bashkë tani po i mundemi të gjithë. Pastaj, kjo është pluralizimi, nuk mundesh t’i me qenë në mënyrë absolute mbi 50 përqind...Kur bëhen të gjithë bashkë edhe të mundin edhe me rëndësi është mos me u mund qytetari i Kosovës”, tha Veseli. Pas mbledhjes së Kryesisë ku u caktua seanca për ditën e enjte.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj tha se kanë  vërejtje për agjendën e ngarkuar për seancën e radhës ndërsa Haxhiu e Vetëvendosjes sërish u mor më çështjen e  zyrave të Grupit Parlamentar të VV-së që sipas saj ia ka uzurpuar PDK-ja.

Haxhiu: GP I PDK-së na i ka uzurpuar Zyrat tona

“Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që sa më parë që GP i PDK-së që sot është GP itretë parlamentar, të lejoj Zyrat e e GP më të madh parlamentar, që i bie t’ia lejoj Zyrat LVV-së, deri më tani nuk kemi  parë një veprim, duke i uzurpuar Zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, andaj edhe sot kërkuam që si GP, PDK ta na i lirojë zyrat grupit tonë”, tha Haxhiu.

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se kërkesa e LVV-së për zyrat më shumë është kauzë, dhe  dëshirojnë të bëhen zyrat problematike

Veseli: Seanca të enjten ka një varg pikash

“Do të kemi seancë të enjten i kemi një mori pikash të cilat pretendojmë që ti përfundojmë me një seancë plenare pavarësisht se a na zgjat më shumë se një ditë Kjo do të jetë...Gjitha grupet parlamentare kanë kërkua që mos me pas seancë bile zyrtarisht kanë këkru dhe ka qenë një koncensus për mos me pas seanca plenare gjatë kësaj kohe kur kishin deshtë edhe në mes të fushatë i kisha mbajte edhe tri po veç me pas parasysh këtë e them sa për korrektësi përndryshe smuj ja mbaj moralin askuj . Sa i përket edhe zyrave cilat janë të Kuvendit , është e vërtet se ka nga pak s’janë t’u mund me u marrë vesh grupet parlamentare”, tha Veseli.

Në rend të ditës në seancën e radhës është shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin për Liritë Fetare në Kosovë, plotësim ndryshimi i ligjit për Presidentin e Kosovës, projektligji për kryeqytetin e Kosovë, si dhe një sërë çështjesh tjera.

Veseli tha diçka për Mitrovicën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli sot ka komentuar rezultatet e balotazhit.

Kur u pyet për Mitrovicën, Veseli tha se nuk ka asnjë hidhërim ndërkohë që i ka uruar qytetarët për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Megjithatë ai tha se nuk është i kënaqur me rezultatet e balotazhit ndërkohë që përmendi se të gjithë janë bërë bashkë kundër PDK-së.

Por sipas tij PDK nën udhëheqjen e tij ka pasur fitore të mëdha duke thënë se PDK ka numrin më të madh të asamblistëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat