Hapet panairi i punës në Mitrovicë - Bota Sot
Hapet panairi i punës në Mitrovicë

Mitrovica

E shtunë, 26 maj 2018

Hapet panairi i punës në Mitrovicë

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 12:52
Skender Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, deklaroi sot se ministria që ai drejton do të ofrojë në dispozicion të gjithë infrastrukturën institucionale dhe shërbimet e saj në arritjen e qëllimeve për të ngritur punësimin dhe mirëqenien për qytetarët.

Ai këto komente i bëri sot në hapjen e Panairit të Punës në Mitrovicë,  organizuar nga Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale - Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe me mbështetje nga GIZ-i Gjerman.

Ministri vlerësoi lart organizimin e këtij panairi si dhe falënderoi punëdhënësit  e pranishëm në panair, të cilët prezantuan mbi 300 vende të lira pune të profileve të ndryshme për punëkërkuesit e rajonit të Mitrovicës.

Sipas tij, kjo krijon mundësi reale për punësim dhe zhvillim në karrierë për të gjithë të interesuarit e papunë, e që njëherësh paraqet njërën nga objektivat kyçe të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Bashkëpunimi me GIZ-in gjerman nuk kufizohet vetëm në këtë panair, por përfshin një mori aktivitetesh të përmbledhura në Programin YES, në kuadër të së cilit janë përfshirë 1300 punëkërkues në komponentët e praktikës në punë, subvencionim në paga, në skemën e vetëpunësimit dhe ndërmarrësisë dhe masat tjera aktive të tregut të punës,  në të gjithë Kosovën”, u shpreh Reçica.

Ai tha se MPMS angazhohet për të krijuar më shumë mundësi, të cilat promovojnë punësimin, vetëpunësimin, aftësimin profesional, trajnime dhe punë praktike, në mënyrë që të lehtësohet integrimi në tregun e punës për të gjithë të papunët, në veçanti për të rinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test