Kastrati: Po kalon koha e atyre që hanë me dy lugë - Bota Sot
Kastrati: Po kalon koha e atyre që hanë me dy lugë

Mitrovica

E martë, 25 shtator 2018

Kastrati: Po kalon koha e atyre që hanë me dy lugë

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 11:10
PDK në Mitrovicë

Tre asamblistë të PDK-së në Mitrovicë, Gani Haliti, Sami Latifi dhe Fatmir Habibaj, nuk janë më pjesë e grupit të asamblistëve të kësaj partie, pasi që nuk kanë respektuar qëndrimin e partisë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Kp kryetari i PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati. Ai ka konfirmuar largimin e këtyre tre këshilltarëve për shkak të siç u shpreh, mos respektimit të vendimit të Grupit, por edhe të kryesisë së kësaj dege, që në rast se nuk miratohet kërkesa për shtyrjen e seancës, e cila u mbajt të enjten, të gjithë asamblistët e PDK-së ta braktisin seancën.

Sipas tij, një natë para se të mbahej seanca, kryesia e Degës ka marrë vendim që mbledhja e Asamblesë Komunale mos të mbahet si mbledhje e jashtëzakonshme dhe të shtyhet për një ditë tjetër, për shkak se sipas rregullave nuk ka pasur urgjencë, ngase është dashur vetëm të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit.

Kastrati: Këta tre asamblistë nuk i janë përmbajtur vendimit

 “Këta tre asamblistë nuk i janë përmbajtur vendimit, sepse vendimi ka qenë se nëse ipet kërkesa nga ana e Grupit Parlamentar të PDK-së që të shtyhet seanca për ditët në vijim, atëherë të lëshohet mbledhja e Asamblesë Komunale. Kryetari i Grupit Parlamentar, Donijet Bislimi, ka bërë një kërkesë të tillë, mirëpo ajo nuk është pranuar nga të tjerët, kështu që ka kërkuar të lëshohet mbledhja. Të tjerët kanë dal, kurse këta tre këshilltarë nuk e kanë lëshuar mbledhjen, do të thotë kanë bërë shkelje për atë që jemi marr vesh mos të ndodhë…Në Kosovë dalë ngadalë po kalon koha, e posaçërisht në Mitrovicë, që dikush të hajë me dy lugë”, ka thënë Kastrati.

Fatmir Habibaj, njëri nga asamblistët e larguar, tha se një veprim të tillë nuk e ka bërë për ndonjë qëllim dhe për asnjë pazar.

Ai sqaroi se përkundër qëndrimit të partisë ndaj tij, do të jetë pro të gjitha vendimeve të PDK-së në të ardhmen.

Habibaj: Do të jem pro të gjitha vendimeve që i merr PDK-ja

 “Të gjitha të mirat e Zotit i kam. Kam shtëpi, kere, kam më shumë se 100 punëtorë, nuk kam nevojë për asgjë…Nuk kam nevojë me shti në punë asnjë anëtarë të familjes time…Prandaj, një gjë të tillë nuk e kam bërë për asnjë qëllim dhe asnjë pazar…Më vjen keq çka ka ndodhë, por në të ardhmen do të jem pro të gjitha vendimeve të cilat i merr Partia Demokratike”, theksoi Habibaj.

Edhe asamblisti tjetër Sami Latifi, ka thënë përmes telefonit se nuk ka vepruar për asnjë qëllim dhe për asnjë pazar, ndërsa do të jetë pro të gjitha vendimeve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, pavarësisht se nuk është më anëtar i kësaj partie.

“Kam dhënë shumë dëshmi deri tani se jam anëtar i fortë i PDK-së. E vlerësoj se kemi bërë gabim, është dëmtuar PDK-ja. Vërtetë ndjehem keq, por kam me qenë gjithnjë pro vendimeve të PDK-së, pavarësisht se nuk jam më anëtar i saj”, tha mes tjerash Latifi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test