Sefaj dënon vrasjen e Ivanoviqit, ngjarje të tilla nuk i duhen Kosovës - Bota Sot
Sefaj dënon vrasjen e Ivanoviqit, ngjarje të tilla nuk i duhen Kosovës

Mitrovica

E diel, 18 shkurt 2018

Sefaj dënon vrasjen e Ivanoviqit, ngjarje të tilla nuk i duhen Kosovës

Më: 16 janar 2018 Në ora: 13:53
Flamur Sefaj dhe Agim Bahtiri

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dënon aktin e vrasjes së Oliver Ivanoviq, përpara selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës, duke thënë se ngjarje të tilla nuk i shërbejnë Kosovës në proceset të cilat po kalon.

“Shpreh keqardhje për vrasjen e  Oliver Ivanivoiq, dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij. Ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit, aktet e tilla nuk e ndihmojnë shoqërinë tonë në përpjekjet e saj për sundim të rendit dhe ligjit. Ftoj qytetarët e Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të presin rezultatet e hetimeve nga institucionet përgjegjëse. Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet e saj mbeten të përkushtuar në zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen e akterëve para organeve të drejtësisë”, ka thënë ministri Sefaj.

Menjëherë pas këtij rasti ministri Sefaj, priti në takim kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, të dy këta shprehën keqardhje për këtë akt, si dhe ngushëlluan familjen e të ndjerit.

Gjatë këtij takimi ministri Sefaj dhe Bahtiri, përmes zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq, i cili gjendet në veriun e Mitrovicës kontaktuan edhe me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ku i shprehën atij gatishmërinë e plotë për zbardhjen e rastit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test