Bahtiri kërkon nga qytetarët të qëndrojnë të qetë - Bota Sot
Bahtiri kërkon nga qytetarët të qëndrojnë të qetë

Mitrovica

E diel, 18 shkurt 2018

Bahtiri kërkon nga qytetarët të qëndrojnë të qetë

Nga: A.M. Më: 16 janar 2018 Në ora: 15:18
Pamje nga takimi

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë.

Ai ka njoftuar se ështê takuar me ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ku ka kërkuar nga ky i fundit që të shfrytëzoj autoritetin e tij te organet e rendit të cilat me prioritet ta trajtojnë rastin, duke vënë para drejtësisë kryerësit e këtij krimi.

Postimi i plotë:

Me keqardhje mora lajmin për vrasjen e z.Oliver Ivanoviq, familjes të të cilit i shprehu ngushëllime të sinqerta. Pas situatës së krijuar takova ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Flamur Sefaj, nga i cili kërkova që ta shfrytëzoj autoritetin e tij te organet e rendit të cilat me prioritet ta trajtojnë rastin, duke vënë para drejtësisë kryerësit e këtij krimi.

Po ashtu i ftoj qytetarët që të qëndrojnë të qetë, sepse stabiliteti në këto momente na duhet më shumë se kurrë, për shkak se qarqe të caktuara me qëllim po duan ta destabilizojnë Kosovën në përgjithësi dhe Mitrovicën në veçanti, pak para disa proceseve të rëndësishme të cilat duhet t’i kalojmë së shpejti.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test