OAK viziton komunën e Mitrovicës

Mitrovica

OAK viziton komunën e Mitrovicës

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 15:46
Pamje nga takimi

Në vazhdën e takimeve për të trasuar dhe mundësuar një klimë më të favorshme të të bërit biznes, drejtues të Odës së Afarizimit të Kosovës, sot kanë vizituar komunën e Mitrovicës.

Duke e parë institucionin e komunës si faktor të rëndësishëm drejt tërheqjes së investimeve të huaja, OAK është takuar mea kreun e Mitrovicës, Agim Bahtitri.

Drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës, Ismet Mulaj, duke shpalosur misionin e OAK-së, së bashku me kryetarin Bahtiri kanë diskutuar edhe mundësitë e bashkëpunimit, me qëllim të përmirësimit të kushteve të të bërit biznes.

Kryetari Agim Bahriti duke vlerësuar lart punën e OAK-së, ka shprehu interesimin e bashkëpunimit me theks të veçantë në krijimin e kushteve për tërheqjen e investitorëve të huaj.

Sipas një komunikate të OAK-ut, gjatë vizitës në Mitrovicë, OAK ka vizituar edhe biznesin “Missini Sweets”, ku janë takuar me pronarin Fatmir Misini  dhe menaxherin Veton Voca  te cilët janë ankuar për ndërpreje të vazhdueshme të energjisë elektrike dhe shpenzimet financiare që po ua sjellë ky problem.

Ajo çfarë është për t’u vlerësuar, janë fjalët e drejtuesve të këtij biznesi drejt politikave aktuale dhe lehtësimeve që u ka krijuar qeverisja aktuale, për bizneset në komunën e Mitrovicës.

Drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës, Ismet Mulaj dhe drejtuesit e “Missini Sweets”, u dakorduan për thellim bashkëpunimi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat