Veriu i Mitrovicës gdhinë me pankarta të okupimit të Kosovës

Mitrovica

Veriu i Mitrovicës gdhinë me pankarta të okupimit të Kosovës

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 10:16
Pankartat

Në ditën kur Kosova po feston 10 vjetorin e Pavarësisë së saj, veriu i Mitrovicës është zgjuar me pankarta nëpër mure dhe dyqane të shumta për okupimin e saj.

Në qytet vërehen pothuajse kudo pankarta të tilla me fotografi të duarve të prangosura në të cilat shkruan ’10 vjet të okupimit të Kosovës e Metohisë’.

Mbishkrimi përveç në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik, është shkruar edhe në shqip dhe anglisht.

Mësohet se përmes këtyre pankartave, qytetarët serbë të veriut dërgojnë mesazh se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se ajo është e okupuar nga Bashkësia Ndërkombëtare.

Kp ka provuar të kontaktojë me përgjegjësit e policisë në veri të Mitrovicës, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat