Inspektohet gjendja e rrugëve në Komunën e Mitrovicës

Mitrovica

Inspektohet gjendja e rrugëve në Komunën e Mitrovicës

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 14:45
Mitrovicë

Situata e përgjithshme në rrugët e Komunës së Mitrovicës, pas reshjeve  borës, është përmirësuar dukshëm. Të gjitha rrugët janë të kalueshme, ndërkohë që ka intervenime të shpeshta të kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve në zonën e Shalës së Bajgores, për shkak të telasheve që paraqiten si pasojë e fërfëllizës që mbretëron atje herë pas here.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, i cili kishte dalë ne terren për të parë nga afër gjendjen e rrugëve ne Komunën e Mitrovicës, pas reshjeve të fundit të borës, ka kërkuar nga kompania e kontraktuar që të jetë sa më aktive dhe e gatshme që t‘u dilet në ndihmë qytetarëve sidomos në ato zona ku gjendja është më e vështirë.

 “Ndonëse në qytet të gjitha rrugët janë të pastruara, në viset rurale ende kemi borë, kështu që këto ditë kemi pas intervenime më të shpeshta  sidomos në rajonin e Shalës së Bajgores, si pasojë e fërfëllizës që mbretëron atje,  por falë punës së nënkontraktuesit, të gjitha rrugët janë të kalueshme”, tha Muja.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat