Sulmohet një shqiptar në veri të Kosovës

Mitrovica

Sulmohet një shqiptar në veri të Kosovës

Më: 5 mars 2018 Në ora: 20:38
Ilustrim

Sonte në mbrëmje është rrahur një shqiptar në veri të Mitrovicës, gjegjësisht në sheshin “Mbreti Petar”.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i cili ka thënë se rasti është raportuar në polici në ora 18:20.

Ai pohoi se viktima është një djalë i moshës së mitur dhe është sulmuar nga një grup i të rinjve serbë, deri sa ishte duke shëtitur me një shok të tij.

“Viktima ka qenë duke shëtitur me një shok të tij, kur një grup i serbëve e ka sulmuar fizikisht. I njëjti është dërguar në jug të Mitrovicës për trajtim shëndetësor. Ai ka një prerje në pjesën e mbibërrylit”, ka thënë Hoti.

Sipas raportit mjekësor, lëndimi është i natyrës së lehtë, kurse viktima në prezencën e prindërve ka raportuar për rastin në Polici të Kosovës.

Ai pohoi se njësitë policore janë urdhëruar për të identifikuar sulmuesit.

Sipas burimeve të KP dyshohet se ai është rrahur nga një grup i quajtur “KM-Forte”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat