Detaje nga shpërthimi i mbrëmshëm në Mitrovicë

Mitrovica

Detaje nga shpërthimi i mbrëmshëm në Mitrovicë

Më: 16 mars 2018 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Mitrovicë.

Shpërthimi ka ndodhur afër një shtëpie në rrugën “Car Dushani”.

Lajmin për këtë shpërthim e ka konfirmuar edhe zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti.

Ai  ka thënë  se shpërthimi ka ndodhur afër një pusete.

“Pasija shpërthyese u hodh në rrugë, dhe si pasojë janë thyer disa xhama të shtëpisë aty pranë. Por nuk ka të lënduar”, ka thënë Hoti.

Por, media raporton se shpërthimi ka ndodhur në oborrrin e një familje serbe.

Kurse dëmet sipas tij, janë shkaktuar edhe te shtëpitë e tjera në afërsi.

Nuk dihen shkaqet që kanë mundur të çojnë deri te ky shpërthim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat