Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi për orientim në karrierë

Mitrovica

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi për orientim në karrierë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 17:36
Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi për orientim në karrierë

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunë e Mitrovicës, Iset Beka, gjatë ditës së sotme ka bërë nënshkrimin e një memorandum mirëkuptimi për orientim në karriere,  me përfaqësues nga Lux Development.

Me këtë rast drejtori Beka, ka vlerësuar tejet lart nënshkrimin e këtij memorandumi, duke theksuar se kjo ka qenë një gjë e domosdoshme për orientimin ne karrierë të të rinjve tanë, përshtatjen e profileve profesionale për tregun e punës jo vetëm në Kosovë por edhe për tregun evropian.

Nga ana tjetër  përfaqësues nga   Lux Dev, kanë  thënë se po përpiqen që të ngrisin ofertën e arsimit dhe aftësimit profesional me standardet evropiane.

Qëllimi i këtij memorandumi është që të ngritët niveli i arsimit dhe aftësimit profesional me standardet evropiane,  këshillimi dhe orientimi në karrierë për të gjithë të rinjtë tanë.

Në këtë takim, u tha se  do te këtë edhe trajnime të ndryshme për të gjithë mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave ku do të aplikohet orientimi në karrierë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat