Serbët vendosin barrikadë në Rudar, bllokojnë rrugën për në Leposaviq

Mitrovica

Serbët vendosin barrikadë në Rudar, bllokojnë rrugën për në Leposaviq

Më: 27 mars 2018 Në ora: 10:10
Arrestimi i Marko Gjuriqit

Pas arrestimit të djeshëm të Marko Gjuriq, banorët serbë në veri të vendit kanë bllokuar rrugën në drejtim të komunës së Leposaviqit.

Ata kanë vënë barrikada në fshatin Rudar të Zveçanit, ku kanë vendosur një kamion dhe një ekskavator, çka pamundëson qarkullimin në këtë pjesë.

Kështu rruga nga Mitrovica për në Zveçan dhe në Leposaviq tash për tash është e bllokuar.

Kurse qyteti i Mitrovicës sot është i qetë dhe jeta at po zhvillohet normalisht, ani pse ka prani më të madhe të policisë sesa në ditët e zakonshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat