Bahtiri merr përkrahje nga Gashi për realizim të projekteve

Mitrovica

Bahtiri merr përkrahje nga Gashi për realizim të projekteve

Më: 5 prill 2018 Në ora: 14:30
Kujtim Gashi, në takim me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me të cilin ka biseduar për projekte në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit.

Sipas një kumtese dërguar mediave, Gashi ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar këtë komunë në realizimin e projekteve.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e informoi ministrin për punët që janë realizuar në Komunën e Mitrovicës gjatë vitit të kaluar dhe për planet dhe projektet që kanë për këtë vit në fushën e trashëgimisë kulturore, kulturës dhe sportit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat