Nis ndërtimi i Parkut Ujor në Mitrovicë, vlera mbi 7 milionë euro - Bota Sot
Nis ndërtimi i Parkut Ujor në Mitrovicë, vlera mbi 7 milionë euro

Mitrovica

E hënë, 25 qershor 2018

Nis ndërtimi i Parkut Ujor në Mitrovicë, vlera mbi 7 milionë euro

Më: 25 prill 2018 Në ora: 13:12
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Afrim Durmishi

Kanë filluar sot punimet në ndërtimin e Parkut Ujor që ndodhet afër liqenit artificial në Mitrovicë.

Investitorë të këtij projekti që kap vlerën mbi 7 milionë euro është SH.A. ‘ACI’ pjesë e së cilës janë ‘Arjeta Group’ dhe Lin Projekt’, të dyja kompani vendore,  ndërsa komuna e Mitrovicës ka mbështetur projektin me hapësirë komunale prej më shumë se dy hektarësh.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri,  ka potencuar se ndërtimi i këtij ‘Aqua Parku’ në Mitrovicë, përgjatë lumit Ibër, ka rëndësi të veçantë për turizmin në Mitrovicë.

Sipas tij, projekti kap vlerën mbi 7 milionë euro, ndërsa do të përfundojë pas tre vitesh.

Bahtiri: Ky është projekti më i mirë në Ballkan

“Qëllimi im kryesor ka qenë që të bëj diçka të mirë për qytetarët e Mitrovicës dhe po mendoj se së bashku kemi arritur që të kemi sot këtë projekt këtu, një projekt ndoshta më i miri në Ballkan dhe po shpresojmë se qytetarët e Mitrovicës nuk do të shkojnë më për t’u freskuar nëpër pishina tjera, por do të vinë këtu, si dhe shumë qytetarë tjerë jashtë Mitrovicës për të parë diçka të bukur këtu në Mitrovicë...Projekti madhor do të përfundojë pas tre vitesh...dhe do të kushtojë mbi 7 milion euro”, ka thënë Bahtiri.

Afrim Durmishi, pronar i ‘Arjeta Group’, njëra nga kompanitë investitore në këtë projekt, shpreson se ky projekt do të dalë shumë i bukur dhe në të mirë të qytetarëve.

Durmishi: Dhashtë Zoti të dalë një projekt i bukur

“Jemi dy investitorë, ‘Arjeta Group’ dhe ‘Lin Projekt’, dhe dhashtë Zoti të dalë një projekt i bukur e në interes të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës”, theksoi Durmishi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test