Në maj vazhdojnë punimet për rrugën Prishtinë – Mitrovicë

Mitrovica

Në maj vazhdojnë punimet për rrugën Prishtinë – Mitrovicë

Më: 27 prill 2018 Në ora: 17:37
Pal Lekaj në Mitrovicë

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve në autoudhën “Zahir Pajaziti - Hakif Zejnullahu – Edmond Hoxha”, Prishtinë – Mitrovicë.

“Ashtu siç jemi zotuar në ditën tonë të parë të punës së Qeverisë Hardinaj, Mitrovica nuk do të jetë më e harruar në projektet kapitale zhvillimore për vendin. Sot rruga, nesër Trepça e kështu do të vazhdohet deri në zhvillimin dhe integrimin e plotë të këtij qyteti dikur ndër me të rëndësishmit për ekonominë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Lekaj në Facebook,.

Ai më tutje ka shtuar se, “sot nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve për Autoudhën “Zahir Pajaziti - Hakif Zejnullahu – Edmond Hoxha”, Prishtinë - Mitrovicë, e lënë pas dore dhe nën pluhurin e sirtarëve në Ministrinë e Infrastrukturës që pesë vite. Segmenti i dytë kësaj autoudhe do të fillojë në maj të këtij viti dhe do të përfundojë brenda 24 muajve. Në ndërkohë ne vazhdojmë të punojmë pandalshëm për dy segmentet e mbetura, që poashtu financohen nga Fondet Arabe. Urime Mitrovicë dhe Vushtrri! Urime Kosovë!”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat