Ministri i Brendshëm vizitoi Mitrovicën

Mitrovica

Ministri i Brendshëm vizitoi Mitrovicën

Më: 17 maj 2018 Në ora: 18:30
Ministri i Brendshëm vizitoi Mitrovicën

Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi, ka qëndruar për një vizitë në komunën e Mitrovicës, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri dhe më pas kanë marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.

“Me këtë rast ministri Gashi falënderoi kryetarin Bahtiri dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi për punën që po bëjnë. Ai vlerësoi se siguria fillon pikërisht në nivel komunal, sepse nëse fillimisht nuk menaxhohet puna e mirë në terren, atëherë duhet të përshihen edhe institucionet tjera”, thuhet në kumtesën e MPB-së, përcjell Klan Kosova.

“Jemi në proces që policët të jenë në komunitet, duke u mbështetur tek filozofia e policit në lagje. Siguria është komplekse dhe përkundër pozitës gjeostrategjike të komunës suaj, ka ulje të veprave kriminale”, ka thënë Gashi.

Ndërsa kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka theksuar se që nga viti 2013 ka një trend të dukshëm të rënieve të incidenteve ndëretnike dhe po ashtu ka rënie të veprave të tjera kriminale. Ai ka thënë se përkundër kësaj duhet të punohet me secilin qytetar, në mënyrë që të adresohen problemet e tyre.

Ndërsa përfaqësuesit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, kanë vënë në dukje se kanë hartuar planin e punës dhe planin e veprimit dhe deri në këtë fazën e raportimit të sotëm gjendja e sigurisë është e qetë, ndërsa rastet e zbulimit të veprave kriminale janë mbi 60%.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat