Alarmin se uji i liqenit të Ujmanit është i helmuar, që u dha dhe përhap jozyrtarisht, e ka mohuar shefi i Ujësjellësit Rajonal të Mitrovicës, Sami Miftari.
Ai ka thënë se se nuk ka asgjë për t’u shqetëuar, meqë analizat e fundit kimike të ujit e paraqesin atë të pastër.
“Sot do t’i bëjmë edhe analizat bakteriale të ujit”, ka thënë Miftari.