Ja pse disa femra kanë menstruacione të çrregullta

Mjekësi alternative

Ja pse disa femra kanë menstruacione të çrregullta

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 15:44
Ilustrim

Disa femra kanë çrregullime me menstruacionet. Më poshtë do të lexoni disa nga arsyet pse ndodh kjo.

Stresi: Trupi është reflektim i mendjes dhe stresi mendor krijon mosbalancim të hormoneve në trup, duke shkaktuar perioda të çrregullta.

Ushtrim i tepërt: Cikli menstrual varet nga dhjami në trup, dhe nëse po përpiqeni ta hiqni, atëherë periodat dalin jashtë kontrollit.

Ushtrimet çrregullojnë edhe nivelin e estrogjenit, gjë që çon në mosbalancim të hormoneve. Për të shmangur këtë, mbani një dietë me fruta të thata, fibra drithërash.

Gjithashtu shmangni duhanin dhe alkoolin.

Mbi/nën peshë: Prania e dhjamit të tepërt rrit nivelin e estrogjenit, ndërkohë që mungesa e dhjamit ul estrogjenin në trup duke shkaktuar vonesë të periodave.

Probleme me tiroide: Gjëndra e tiroideve luan rol të rëndësishëm në metabolizëm, rritje dhe maturim.

Hipertiroidizmi (aktivitet i ulët i gjëndrës së tiroideve) shkakton mosfunksionim të ovulacionit në trupin e femrës.

Mosbalancim hormonal: Sindroma e Ovareve Policistike (PCOS) krijon mosbalancim të nivelit të testosteronit, estrogjenit dhe progjesteronit në trup.

Simptomat përfshijnë vështirësi në rënien në peshë dhe rritje të qimeve në fytyrë dhe kraharor.

Kontroll i lindjeve: Pjesa më e madhe e pilulave për kontrollin e lindjeve kanë estrogjen dhe progjestin, hormone që ndërpresin ciklin për të parandaluar shtatzëninë.

Llogaritje e gabuar: Ndonjëherë thjesht mund të keni bërë llogaritjet gabim. Në përgjithësi femrave u vijnë menstuacionet njëherë në 28 ditë, por disa femrave të tjera u vijnë më herët ose më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat