Recetë: Si e kam forcuar gjatë viteve imunitetin e fëmijës tim

Mjekësi alternative

Recetë: Si e kam forcuar gjatë viteve imunitetin e fëmijës tim

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 08:38
Ilustrim

Përvoja e një nëne:Vajza ime ka filluar kopshtin 11 muajshe. Plotësisht e shëndetshme, e gëzuar dhe e kënaqur në mesin e fëmijëve, ajo ka frekuentuar kopshtin çdo mëngjes gjatë 20 ditëve. Megjithatë, mënjëherë pas kësaj periudhe të “lumtur” filluan të shfaqen sëmundjet.

Fillimisht ajo mori ndezje në vesh, më pas dhimbje fyti, dhe në fund fare përfundoi në bronhit. Nga sëmundjet e rënda në kopësht, ajo u trajtua për 3 javë në shtëpi.

Mjekët i përshkruan aq shumë receta antibiotike saqë për një periudhë të shkurtër ajo u bë rezistente ndaj tyre, duke përfshirë edhe penicilinën.

Pas kësaj, unë u detyrova ti kthehem “këshillave të vjetra të gjysheve”. Para kësaj, unë kam pyetur mjekun nëse mund të përdori preparate shtëpiake popullore për të përmirësuar imunitetin e fëmijës, gjë që ajo ma konfirmoi, por nuk tha se në mënyrë të veçantë mund të jetë e dobishme.

Sido që të jetë, unë i mora recetat më të mira popullore, të cilat listohen si në vijim:

Në stomak të zbrazët i kam dhënë lëng tërshëre. E kam bërë këtë me: 200 ml ujë duke e zier me një filxhan sheqer dhe një filxhan tërshërë. Çdo mëngjes vajza ime ka pirë këtë lëng për 40 ditë. Më pas, bëri pushim prej 15 ditësh, duke e përsëritur procesin prej fillimi.

Pas kësaj, kam vazhduar me limonadë të nxehtë me një lugë mjaltë dhe kanellë. Vërtetë është një mrekulli çudibërëse.

Për drekë, pothuajse çdo ditë ka konsumuar supë të nxehtë nga eshtrat, e cila ka ndikuar në zhdukjen e bakterieve dhe trajtimin e ftohjeve.

RECETA:

Në 2l ujë hidhni një sasi të eshtrave të viçit, 3 karrota, 3 pastinak, 2 qepë të vogla, pak majdanoz të freskët dhe zieni për një orë. Më pas i kam shtuar edhe pak salcë domatesh shtëpie.

Gjatë kësaj periudhe, nuk i kam dhënë asnjë medikament mjekësor. Rregullisht e kam dërguar në kopësht, megjithëse ndonjëherë ndjehej e plogësht.

Kam praktikuar ajrin e pastër duke e shetitur çdo ditë për të paktën 40 minuta dhe jo më shumë se 2 orë kur moti është i ftohtë.

Pas dy muajve të këtij trajtimi natyral, kam kuptuar se ka qenë shumë rezistente. Për shembull, tani frekuenton kopështin për dy muaj rresht. Mund të ndodhë të kthehet prej atje me ndonjë teshtitje apo plogështi, por jo edhe temperaturë apo të jetë nën ndikimin e barnave.

Ndoshta, ajo ka arritur vetvetiu të luftojë me viruset, por unë mendoj se këto receta popullore kanë qenë një ndihmesë e mjaftueshme. Pra, mundohuni edhe ju të ndihmoni fëmijën tuaj…në asnjë mënyrë nuk mund të dëmtojë fëmijën tuaj, vetëm i bën dobi atyre!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat