Përmirëson kujtesën për 80%, shkrin yndyrat: Ilaçi më i fuqishëm se kurrë më parë!

Mjekësi alternative

Përmirëson kujtesën për 80%, shkrin yndyrat: Ilaçi më i fuqishëm se kurrë më parë!

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 17:37
Ilustrim

Kur të merrni këtë përzierje, funksionet e trurit përmirësohen, duke përfshirë edhe të parët dhe të dëgjuarit.

Po ju paraqesim njërin ndër ilaçet më të fuqishme natyrale, i cili jo vetëm që do të përmirësojë aftësinë e kujtesës për 80 për qind, por, krahas kësaj, edhe do të shkrijë shtresat dhjamore me të cilat jeni duke luftuar me vite të tëra!

Përbërësi kryesor është rrepa e bardhë, e cila është e pasur me vitaminë C, kalium, vitamina B1, B2 dhe B6, si edhe me hekur, magnez dhe fosfor.

Rrepa e bardhë shpejton metabolizmin, eliminon lodhjen dhe nxit zhvillimin e baktereve të mira në stomak.

Përgatitja është e shpejtë dhe e thjeshtë, ndërkaq efektet të dukshme që në ditët e para!

Përbërësit:

– 125 g rrepë e bardhë,
– 4 limonë,
– 3 lugë mjaltë,
– 2 lugë kanellë pluhur
– Një copë xhenxhefil (rreth 2 cm).

Përgatitja:

1. Në blender grijeni rrepën dhe xhenxhefilin.

2. Kullojeni lëngun e limonit, shtojeni në blender dhe përzieni derisa të bashkohet, pastaj shtoni kanellë dhe mjaltë.

3. Të gjitha përzieni mirë dhe qitni në një enë qelqi.

Përdorimi:

Dy herë në ditë pini nga një lugë të plotë të përzierjes para racionit, mirëpo nëse ushtroni, pini para trajnimit.

Praktikoni këtë 3 javë dhe nuk do të pendoheni, kur të shihni rezultatet fenomenale!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat