Ulni tensionin e gjakut brenda pak minutash me këto dy ushqime

Mjekësi alternative

Ulni tensionin e gjakut brenda pak minutash me këto dy ushqime

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 13:12
Ilustrim

Tensioni ose presioni i gjakut, përshkruan presionin që ushtron gjaku brenda arterieve.

Zemra e krijon këtë presion duke pompuar gjak përreth trupit.

Matja e presionit të gjakut pasohet nga 2 lexime. Vlera më e lartë është quajtur presion sistolik gjaku dhe vlera e ulët presion diastolik gjaku.

Presioni sistolik i gjakut i referohet presionit të gjakut në arterie kur zemra pompon gjak. Presioni diastolik i gjakut i referohet presionit të gjakut në arterie kur zemra është në pushim.

 

Hipertensioni ndodh kur një ose të dy këto presione kalojnë nivelin e sigurt.

Konsumimi i këtyre dy ushqimeve ndihmon shumë në trajtimin e këtij problemi shëndetësor.

Kanella

Disa studime kanë treguar se presioni i lartë i gjakut reduktohet me përdorimin e kësaj erëze të njohur dhe aromatike. Nëse shtoni një gjysmë luge çaji në dietën tuaj të përditshme, do të jetë shumë e lehtë për ju të kontrolloni tensionin e lartë të gjakut.

Për një efekt të menjëhershëm, merrni pak kanellë në gojë dhe gëlltiteni atë.

Hudhra

Ky përbërës i shëndetshëm zvogëlon menjëherë presionin e gjakut.

Hudhra vepron në enët e gjakut duke i relaksuar dhe zgjeruar ato, duke bërë që gjaku të qarkullojë më lehtë.

Për një veprim të menjëhershëm dhe uljen në çast të presionit të gjakut, hani një thelpi hudhër të freskët me një fetë bukë ose mund ta shtoni atë në sallatë dhe ta konsumoni në këtë formë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat