Çaj kundër dhimbjes së shpinës , ja si ta përgatisni

Mjekësi alternative

Çaj kundër dhimbjes së shpinës , ja si ta përgatisni

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 13:13
Ilustrim

Ky çaj redukton inflamacionin dhe lehtëson menjëherë dhimbjet e shpinës.

Inflamacioni mund të jetë shkaku kryesor i dhimbjeve të shpinës.

Pirja e këtij çaji çdo ditë me përmbajtje xhinxheri dhe kurkume apo turmeriku është një mënyrë e shkëlqyer kundër inflamacionit.

Përbërësit:

-2 lugë gjelle xhenxhefil të grirë

-1 lugë çaji kurkumë apo turmerik pluhur

-1 gotë ujë

-2 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:

1- Zieni ujin dhe më pas hidhini xhenxhefilin dhe pluhurin e kurkumës. Lëreni për shtatë deri në nëntë minuta.

2- Kullojeni çaji për të larguar copat e xhenxhefilit dhe më pas shtojini mjaltë. Përziejini mirë dhe mund ta pini të ngrohtë.

Ky çaj ju bën mirë edhe kundër gripit si dhe ju forcon imunitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat