Luftoni ftohjen dhe gripin, kjo pije është ilaç

Mjekësi alternative

Luftoni ftohjen dhe gripin, kjo pije është ilaç

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 08:40
Pija me kokrra portokalli të qëruara, një kërcell xhenxhefili, dy tufa majdanoz, një banane e qëruar, gjysmë qitroje, gjysmë speci, ujë.

Në stinën e ftohtë e gjejmë veten mes virozëve dhe gripit, ku zgjidhja e parë mendohen medikamentet.

Por nëse nuk i preferoni dhe keni përdorur shumë prej tyre, ekziston një pije e cila mund të përgatitet lehtësisht në shtëpi dhe që ndihmon për të luftuar problemet sezonale.

Gjithë çfarë ju duhen janë dy kokrra portokalli të qëruara, një kërcell xhenxhefili, dy tufa majdanoz, një banane e qëruar, gjysmë qitroje, gjysmë speci, ujë sipas dëshirës dhe nëse doni mund të shtoni dhe disa gjethe spinaq.

Të gjithë këta përbërës futini në mikser ose siç njihet ndryshe blender deri sa të krijohet një masë homogjene.

Një kombinim i tillë konsiderohet “bombë” dhe nëse e pini rregullisht në periudhën që ndjeni debulesë dhe shenjat e para të sëmundjes, organizmi juaj do reagoj në mënyrë befasuese, shkruan noa.al. Për shkak se këtë pije mund ta përgatisni lehtësisht në shtëpi, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse ta provoni

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat