Receta 5000-vjeçare që kuron sëmundje të ndryshme

Mjekësi alternative

Receta 5000-vjeçare që kuron sëmundje të ndryshme

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 17:48
Ilustrim

Kjo recetë u zbulua nga komisioni i ALECSO-s, i Kombeve të Bashkuara në Ausev, në vitin 1972. E përkthyer pothuajse në të gjitha gjuhët e botës, ekzistenca e saj daton 4000-5000 vjet para erës sonë.

Uthulla e hudhrës ndihmon në mbajtjen larg të arteriosklerozës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Ajo mbron enët e gjakut dhe zemrën, kontribuon në tensionin normal të gjakut, duke e mbajtur atë në kufirin e normales, normalizon kufirin e kolesterolit në gjak, mbron muret e enëve të gjakut, pengon formimin e topthave të gjakut dhe ngushtimin e enëve të gjakut, nxit dhe rrit qarkullimin e gjakut në organizëm.

Uthulla e hudhrës është antibakterologjike dhe përdoret kundër herpesve në zorrë, kundër parazitëve, zhduk parazitët në zorrë si tenia, oksiuret dhe askaridet. Ajo forcon tretjen dhe përtërin florën e zorrëve.

Përgatitja e uthullës së hudhrës në shtëpi

Merrni 200 ml uthull molle dhe 200 gram hudhra të qëruara dhe të shtypura dhe i vendosni në një kavanoz prej qelqi që mbyllet mirë me kapak dhe nuk futet ajri, por duke lënë një hapësirë prej 4-5 cm nga kapaku i kavanozit e deri te niveli i uthullës me gjithë hudhër që gjendet brenda në kavanoz.

Pastaj e mbyllni mirë kapakun dhe e vulosni, pastaj e vendosni në frigorifer dhe e lini aty për 10 ditë pa e hapur. Pastaj në ditën e dhjetë e hapni dhe e filtroni uthullën, i largoni hudhrat ndërsa lëngun e hidhni përsëri në vazo dhe e mbyllni përsëri mirë, pastaj e vendosni në frigorifer dhe e lini për dy ditë. Në ditën e tretë është gati për përdorim.

Dobitë e uthullës së hudhrës

1. Kjo recetë shkrin të gjitha llojet e yndyrave dhe kolesterolin precipitat, përmirëson metabolizmin në trup dhe rrit fleksibilitetin e arterieve dhe venave, duke parandaluar sëmundjet: hipertensionin, infarktin në zemër, trashjen e fibrave të indeve.

2. Përmirëson shikimin dhe mbulon çrregullimet e bebëzës së syrit.

3. Nëse e ndjek rregullisht këtë recetë, rinia e qelizave të trupit përtërihet me më shumë se 10 vite.

4 . Ndihmon në uljen e peshës së trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat