Thuajini lamtumirë strijave, vetëm me limon

Mjekësi alternative

Thuajini lamtumirë strijave, vetëm me limon

Më: 24 janar 2017 Në ora: 20:55
Vijat nëpër trup ose ndryshe të njohura si “strijat”

Vijat nëpër trup ose ndryshe të njohura si “strijat” janë problem i përbashkët për shumë njerëz, sidomos për gratë pas shtatzënisë.

Ato shfaqen për shkak të zgjerimit të shpejtë apo tkurrjes së lëkurës.

Kjo mund të ndodhë si rezultat i disa gjërave, si shtim të shpejtë në peshë ose humbje peshe, pas shtatzënisë, përdorimit të gjatë të disa medikamenteve të caktuara dhe kështu me radhë.

Si rezultat i shtrirjes së lëkurës, prodhimi I kolagjenit dobësohet dhe si rezultat shfaqen strijat.

Ka një numër të recetave natyrore për të eliminuar ato, por metoda më efektive është lëngu I limonit. Është e pasur me vitaminë C, acide yndyrore dhe acid limoni që ndihmojnë në ripërtrirjen e qelizave të vdekura të lëkurës si dhe në eliminimin e strijave, ashtu edhe në dëmtimet e tjera të lëkurës, puçrrat dhe plagët.

Përdorimi i limonit për të eliminuar strijat është shumë i thjeshtë. Thjesht priteni limonin në gjysmë, dhe fërkojeni në pjesën ku keni strija. Poashtu, shtrydheni limonin me kujdes, në mënyrë që lëngu të kalojë nëpër strija. Lëreni që lëngu të qëndrojë për 10 minuta dhe më pas pastrojeni lëkurën me ujë të vakët.

Këtë procedurë përsëriteni dy herë në ditë, përgjatë një muaji dhe do të habiteni me rezultatet!

Limonin  për të njejtën arsye mund ta përdorni edhe në një përzierje me vaj ulliri të virgjër, ashu si edhe me mjaltin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat