Dhimbje e fortë fyti dhe kollë? Luftojeni me pijet që përgatit mami

Mjekësi alternative

Dhimbje e fortë fyti dhe kollë? Luftojeni me pijet që përgatit mami

Më: 24 janar 2017 Në ora: 23:45
Ilustrim

Dhimbja e fytit është një nga shqetësimet që na mundon dhe tashmë po përshkrojmë fiks atë periudhë të vitit që mundësitë për t’u sëmurur janë të shumta.

Ndryshimet e vazhdueshme të kohës dhe temperaturat të ulëta favorizojnë situata gripale që lënë pas pasoja, ndër to kollën dhe dhimbjen e fortë të fytit.

Ndaj zgjidhja është vetëm një. Drejtojuni mamit. Ajo e di me siguri se cilët janë 4 përbërësit, (i keni në shtëpi), me të cilët mund të luftoni dhimbjen lehtë dhe shpejt.

Jamball

Prej shumë vitesh kjo bimë përdoret për të shëruar dhimbjen e fytit. Ndaj kur zgjoheni në mëngjes përzieni pak jamball me ujë dhe shpëlani gojën. Studimet dë fundmi kanë treguar se është shumë rezultativ.

Mjalti

Sigurisht që nuk mund të mungonte nga kjo listë. Mund të jeni mësuar ta shijoni të shoqëruar me çaj, por nëse hani një lugë kur kolliteni, ose ju dhemb fyti menjëherë do të shikoni ndryshimin, pasi mjalti zbut fytin e acaruar. Një studim së fundmi ka treguar se nëse hani pak mjaltë kur kolla ju vështirëson është më mirë sesa të merrni mjekime.

Ujë me kripë

Uji me kripë është një nga përzierjet që me siguri në të tilla raste do të na sugjeronte gjyshja ose mami. Shpëlarja me ujë dhe kripë lehtëson dhimbjen e fytit dhe e pastron atë.

Nenexhik

Ai është i njohur për freskinë që i fal frymëmarrjes. Gjithashtu edhe spray të ndryshëm që kanë në përbërien e tyre nenexhik mund të lehtësojnë dhimbjen tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat