Përzieni këto 2 përbërës dhe trajtoni artritin, diabetin, të ftohurën dhe sëmundje të tjera

Mjekësi alternative

Përzieni këto 2 përbërës dhe trajtoni artritin, diabetin, të ftohurën dhe sëmundje të tjera

Më: 26 janar 2017 Në ora: 17:00
Kombinimi i mjaltit me kanellë

Për shekuj me radhë njerëzit kanë përdorur produkte natyrale për të trajtuar sëmundje të ndryshme. 2 nga produktet më të përdorura në mjekësinë alternative janë mjalti dhe kanella. Të dy këta përbërës kur bashkohen së bashku kanë veti të fuqishme anti-inflamatore që luftojnë radikalet e lira, rrisin sistemin imunitar dhe trajtojnë disa sëmundje.

Ja çfarë sëmundjesh trajton dhe parandalon kombinimi i mjaltit me kanellë:

Artritin: Mjali dhe kanella janë të pasura me kalium dhe elementë të tjerë që trajtojnë inflamacionin. Përzieni 2 lugë mjaltë me 1 lugë kanellë pluhur dhe aplikojeni në zonat e prekura nga artriti duke i fërkuar për disa minuta. Ju mund ta hani këtë masë çdo mëngjes dhe mbrëmje për të pasur rezultate më të shpejta dhe efektive.

Alergjinë: mjalti dhe kanella rrisin sistemin imunitar dhe e bëjnë atë më të fortë kundrejt baktereve dhe viruseve. Pini 1 gotë ujë të ngrohtë çdo mëngjes me mjaltë dhe kanellë për të parandaluar alergjitë.

Sëmundjet e zemrës: sipas një studimi të bërë në Amerikën e Veriut u konstatua se kanella ndihmon në rritjen e fleksibilitetit dhe fuqisë së arterieve. Mjalti dhe kanella e kombinuar sëbashku zhbllokojnë arteriet e bllokuara, të cilat janë një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës.

Diabetin: hulumtime të shumta kanë treguar se kanella zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak ndërsa mjalti balancon nivelin e kolesterolit të keq dhe të mirë. Të dy këto probleme shëndetësore ndikojnë në shfaqjen e diabetit, prandaj një gotë ujë me mjaltë dhe kanellë do t’ju ndihmonte të parandalonit diabetin.

Të ftohurat: mjalti dhe kanella kanë efekte të fuqishme antibakteriale dhe antivirale. Kombinimi i këtyre përbërësve qetëson simptomat e të ftohurës, lehtëson dhimbjet e fytit dhe lehtëson kollën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat