Kura natyrale për qetësimin e syve

Mjekësi alternative

Kura natyrale për qetësimin e syve

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 19:32
Ilustrim

Sytë lodhen shumë shpejtë, sidomos nëse qëndroni për orë të tëra para kompjuterit.

Kurat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë në qetësimin e syve pasi keni kaluar një ditë të lodhshme.

Bustinat e çajit

Mos i hidhni bustinat e çajit! Ato mund t’i përdorni në rastet kur ju janë ënjtur sytë, nga pagjumësia, lodhaj stresi etj. Për të përdorur këtë trajtim, mjafton të futni 2 bustina çaji në frigorifer dhe të lini për të paktën 15 minuta që të ftohen. Më pas i vendosni në sy dhe mbajini për 30 minuta. Do të shikoni që sytë do të duken më pak të lodhur se më parë.

Pini ujë

Sytë duken të lodhur dhe të fryrë edhe kur nuk pini mjaftueshëm ujë. Dehidratimi i bën sytë të ënjtur dhe jo tërheqës. Në këtë rast duhet të pini më shumë ujë që lëkura të jetë e hidratuar, e butë, elastike dhe sytë të mos duken të lodhur dhe të fryrë.

Kastravec

Ky trajtim përdoret gjerësisht në qendrat kozmetike, dhe jo vetëm. Prisni një kastravec në feta të holla dhe i vendosni përreth syve. Mbajini për 30 minuta derisa të ndieni ndryshim në sytë tuaj. Lëngu i kastravecit e hidraton lëkurën përreth syve, kështu ato do të duken më të freskët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat