Erëzat, të cilat ndihmojnë për një shëndet të mirë

Mjekësi alternative

Erëzat, të cilat ndihmojnë për një shëndet të mirë

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 11:45
Ilustrim

Përveçse u japin shije të veçantë gatimeve të ndryshme, erëzat kanë ndikim edhe në disa funksione të organizmit tonë.

Madje në disa raste veprojnë si ilaçe, duke ndihmuar në parandalimin apo kurimin e sëmundjeve të ndryshme.

Kanella

Ul nivelet e sheqerit në gjak dhe parandalon diabetin.

Karafili

Ul inflamacionin në gojë, lufton viruset, bakteret dhe sëmundjet kërpudhore të lëkurës.

Xhenxhefili

Mund të përdoret për të trajtuar probleme me sistemin tretës dhe të përzierat. Kjo erëz stimulon edhe aktivitetin seksual tek meshkujt.

Speci i kuq

Ndihmon për parandalimin e ftohjes dhe kollës, si dhe stimulon tretjen.

Shafrani

Stimulon sistemin nervor dhe ndihmon për të luftuar format e lehta të depresionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat