Studim: 1 nga 10 sulme të trurit mund të shmangen

Mjekësi alternative

Studim: 1 nga 10 sulme të trurit mund të shmangen

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 14:22
Ilustrim

Sulmet e trurit janë problem serioz i madh përgjatë tërë botës, ku 15 milionë njerëz e pësojnë nga kjo sëmundje çdo vit. Sulmet e trurit janë të renditura si shkaktari i tretë i vdekjeve dhe prin si shkaktari i aftësive të kufizuara në SHBA.

Përderisa shumica e njerëzve pësojnë sulm në zemër pas moshës 65 vjeçare, rreth një e katërta e viktimave janë nën atë moshë.

Sidoqoftë, disa hulumtime të reja thonë se një nga dhjetë sulmet e trurit janë shumë lehtë të shmangshme.

Por, vlen të ceket se shifra “një nga dhjetë” nuk është vlerë definitive apo e saktë, pasi që ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në shkaktimin e sulmit të trurit.

Për këtë konkludim, shkencëtarët kanë studiuar stilin e jetës të pothuajse 27,000 njerëzve nga 32 shtete të ndryshme. Pjesëmarrësit të cilët kishin përjetuar sulm në tru ishin krahasuar me ata të cilët nuk kishin pasur sulm në tru.

Kësisoj, studimi ka dëshmuar se stili i jetës ndikon seriozisht në shëndetin e njeriut.

Zakonisht sulmet e trurit nuk kanë simptoma paraprake, por është e rëndësishme t’i përmbaheni një diete të shëndetshme dhe një stili aktiv të jetesës, bashkë me kufizimin e sasisë së alkoolit që e konsumoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat