Zhvillohet një terapi e rrezikshme për trajtimin e sklerozës së shumëfishtë

Mjekësi alternative

Zhvillohet një terapi e rrezikshme për trajtimin e sklerozës së shumëfishtë

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 09:54
Truri, ilustrim

Një tretman për sklerozën e shumëfishtë është duke u testuar tek disa pacientë, dhe mund të parandaloj këtë sëmundje për të paktën pesë vite, kanë deklaruar mjekët.

Kjo terapi, e rrezikshme, ka të bëj me largimin total të sistemin imunitar përmes ilaçeve të forta kundër kancerit dhe ristartimin e tij përmes transplantim të qelizave.

Sipas mjekëve vetëm një pjesë e vogël e pacientëve mund të provojnë këtë teknikë, kjo pasi që është mjaft e rrezikshme.

Kjo terapi deri më tani është testuar tek 281 persona, gjysma prej të cilëve kanë përfituar prej saj, megjithatë tetë prej tyre kanë vdekur pak kohë pas përfundimit të terapisë.

Ky testim është një nga studimet më të mëdha dhe më agresive në lidhje me sklerozën e shumëfishtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat