Zhdukni urthin vetëm me këtë përzierje me 2 përbërës

Mjekësi alternative

Zhdukni urthin vetëm me këtë përzierje me 2 përbërës

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 18:54
Ilustrim

Aciditeti i stomakut është një problem shqetësues për shumë njerëz, si te gratë ashtu edhe te burrat. Ushqimet janë ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë rritjen e nivelit të aciditetit të stomakut, që bëhem më pas shkak i shfaqjes së problemeve të tilla si urthi.  

Urthi është një acarim që ndodh në ezofag nga aciditeti i lartë në stomak. Ai shkaktohet duke ngrënë në sasi të mëdha, gjë që krijon presion mbi stomak. Ushqime të tilla si domatet, frutat agrume, qepët, hudhrat, çokollata, alkooli, ushqimet  e pasura me yndyrë bimore e shtazore janë gjithashtu përgjegjës për shfaqjen e urthit.

Gjithashtu, pirja e duhanit stimulon sekretimin e acidit në stomak duke shkaktuar urthin. Simptomat kryesore të tij lidhen me ndjesi djegie në gjoks (në kafazin e kraharorit kryesisht) apo djegie fyti.

Por, urthin mund ta largoni edhe vetë në shtëpi, pa apsur nëvojë të merrni medikamente me ose pa rekomandimin e mjekut. Ky ilaç natyral me vetëm 2 përbërës do t’ju ndihmojë të hiqni qafe këtë problem shqetësues.

Përbërësit:

1 patate
1 mollë

Përgatitja:
Lani pataten dhe mollën dhe më pas qërojini. Shtrydhini ato në një shtryddhëse frutash dhe hidheni lëngun e tyre në një gotë qelqi.
Pijeni atë para vaktit të ngrënies, 2 herë në ditë. Do të shihni rezultate pozitive në vetëm pak ditë, duke e përdorur rregullisht këtë përzierje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat